Qëllimet e trajnimit

  • Të kuptohet fiziologjia e frymëmarrjes dhe mekanika respiratore.
  • Të njihen mënyrat bazë të ventilimit mekanik dhe parimet e vendosjes së parametrave.
  • Të aftësohen infermierët për menaxhimin e rrugëve të frymëmarrjes, aspirimin dhe kujdesin e tubit endotrakeal.
  • Të përforcohen aftësitë në monitorimin, interpretimin dhe reagimin ndaj alarmeve respiratore.
  • Të zhvillohen kompetenca në parandalimin e komplikimeve të ventilimit.

Rezultatet e pritshme të trajnimit

Në përfundim të kursit, infermierët do të jenë në gjendje të:

  • Shpjegojnë parimet bazë të ventilimit mekanik dhe fiziologjinë e frymëmarrjes.
  • Njohin modalitetet e ventilimit dhe ndryshojnë parametrat bazë në koordinim me mjekun.
  • Kryejnë menaxhim të sigurt të rrugëve të frymëmarrjes dhe aspirim aseptik.
  • Interpretojnë rezultatet bazë të ABG-së dhe reagojnë në mënyrë të përshtatshme.
  • Parandalojnë komplikimet më të shpeshta të ventilimit dhe ruajnë sigurinë e pacientit.

Apliko për këtë kurs

Emri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAL