
Qëllimi i kursit:
Të përgatisë infermierët e rinj për fillimin e punës në ambient spitalor, veçanërisht në Emergjencë dhe ICU, duke fokusuar vlerësimin primar (ABCDE), sigurinë e pacientit, parandalimin e infeksioneve, dokumentimin, komunikimin ekipor, si dhe menaxhimin fillestar të përkeqësimeve akute përmes stacioneve praktike dhe simulimeve me debriefing.
| Kohëzgjatja | 2 ditë (e shtunë + e diel) | 20 pjesëmarrës |
| Vendi | Qendër simulimi (classroom + skills lab + dhomë simulimi) |
| Grupi i synuar | Newly graduated / early-career nurses (ED, ICU, reparts) |
| Metodologjia | Teori e shkurtër + stacione praktike (task-trainers) + simulime ekipore + debriefing (CRM) |
| Balanca e mësimit | Rreth 45% teori, 55% praktikë/simulim (rotacion në ekipe 4×5) |
| Vlerësimi | Pre-test & post-test (shkurt) + checklist OSCE + vlerësim i komunikimit SBAR |
Objektivat mësimore (në fund të kursit):
- Të kryejë vlerësimin primar ABCDE dhe të njohë shenjat e përkeqësimit (p.sh. hipotension, hipoksi, takikardi, ndryshim i GCS).
- Të zbatojë masat bazë të sigurisë: identifikimi i pacientit, ‘5 rights’ të medikamenteve, double-check për barna me rrezik, raportim i incidentit.
- Të zbatojë kontrollin e infeksioneve: higjiena e duarve, PPE, izolimet dhe bundle-t bazë (VAP/CAUTI/CLABSI – koncept).
- Të përdorë pajisjet bazë të ED/ICU: monitor EKG/SpO2/NIBP, oksigjenoterapi (NC/Maskë/NRB), suction dhe BVM (bazat).
- Të kryejë procedura bazë infermierore: kanjulim periferik (PIV), marrje gjaku (mock), përgatitje e infuzioneve dhe përdorimi i pompave (bazat).
- Të njohë urgjencat kryesore dhe menaxhimin fillestar: anafilaksi, sepsis i dyshuar, insuficiencë respiratore, hipoglicemi, aritmi, arrest kardiak (BLS/AED).
- Të realizojë dokumentim dhe handover të strukturuar (SBAR) dhe të punojë në ekip me role të qarta gjatë ‘resuscitation’.
Apliko për këtë kurs